Biden lë mbrapa Trump edhe në Florida

Biden lë mbrapa Trump edhe në Florida

Kandidati për president të SHBA-së, nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, është duke prirë në sondazhet në Florida, njofton Insajderi.

Sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos tregon se Biden ka lënë prapa rivalin e tij Donald Trump në këtë shtet me një diferencë prej 4%, pasi ai është duke udhëhequr me 50%, kundrejt 46% – kështu duke thelluar diferencën e përgjithshme të tij ndaj presidentit aktual me 9%.

Reuters/Ipsos janë duke bërë sondazhe në gjashtë shtete – Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, North Carolina, Florida dhe Arizona, të cilat pritet të kenë rol vendimtar nëse Trumpi do të vazhdojë të mbetet në Shtëpinë e Bardhë, apo Bideni do ta largojë nga aty.

Sipas sondazheve 51 për qind e votuesve kanë deklaruar se do të votojnë për Bidenin, derisa 42 për qind janë në mbështetje të presidentit aktual të SHBA-së./Insajderi.com.