Biden: Marrëveshja bërthamore e Iranit mënyra më e mirë për të shmangur garën e armëve në Lindjen e Mesme

 Biden: Marrëveshja bërthamore e Iranit mënyra më e mirë për të shmangur garën e armëve në Lindjen e Mesme

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë në një intervistë të re se kthimi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin është mënyra më e mirë për të shmangur një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme, transmeton Insajderi. Biden, në një intervistë t dhënë për “New York Times”, e botuar të mërkurën, përsëriti se SHBA-ja do të ribashkohet me marrëveshjen, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA) nëse Irani kthehet në “pajtueshmëri të rreptë”. Sipas marrëveshjes, Irani kishte rënë dakord të kufizonte zhvillimin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, raporton Al Jazeera.

Biden tha se një kthim në marrëveshje, i cili do të përfshinte heqjen e sanksioneve të vendosura nga administrata e presidentit Donald Trump, do të shërbente si një “pikë fillestare për negociatat e mëtejshme”.

Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në 2018 dhe që atëherë ka vendosur një fushatë sanksionesh “presioni maksimal” kundër Iranit.

“Shikoni, flitet shumë për raketat precize dhe të gjitha gjërat e tjera që po destabilizojnë rajonin”, i tha Biden gazetës, duke thënë, fakti është, “mënyra më e mirë për të arritur një farë stabiliteti në rajon” është të merren “me programin bërthamor”.

Biden i tha “Times” se negociatat vijuese do të përfshinin kërkimin për të zgjatur parashikimin 15 vjeçar të marrëveshjes bërthamore që kufizon Iranin nga pasurimi i uraniumit në nivelin e nevojshëm për një armë bërthamore.

Ky afat kohor ka qenë në qendër të pakënaqësisë së kritikëve me marrëveshjen origjinale. Biden gjithashtu tha se negociatat e mëvonshme do të adresonin mbështetjen e Iranit të grupeve të milicisë në konfliktet e përfaqësuesve në Liban, Irak, Siri dhe Jemen dhe se ai do të dëshironte që fqinjët rajonalë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të bashkohen me nënshkruesit origjinalë – Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian – në çdo marrëveshje të re.

Presidenti i zgjedhur, i cili është vendosur të marrë detyrën në 20 janar, paralajmëroi se nëse Irani merr armë bërthamore, ai do të nisë një garë armatimesh me fuqitë rajonale, duke përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjiptin.

“Gjëja e fundit e mallkuar për të cilën ne kemi nevojë në atë pjesë të botës është ndërtimi i aftësive bërthamore”, tha Biden. Ai po pranon gjithashtu se në bazë të marrëveshjes, Irani do t’i nënshtrohet të ashtuquajturave sanksione “mbrapa” nëse zbulohet se nuk është në përputhje.

Që nga tërheqja e Trump nga marrëveshja bërthamore, Teherani ka vazhduar të shkelë dispozitat e marrëveshjes, duke argumentuar se SHBA tashmë ishte në shkelje. /Insajderi.com