Biden me disa fjalë për familjet e 150 mijë viktimave në SHBA nga COVID-19

Biden ka shkruar për krizën me Coronavirus në SHBA.

Biden me disa fjalë për familjet e 150 mijë viktimave në SHBA nga COVID-19

Kandidati për president nga radhët e Partisë Demokrate për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar rreth numrit të madh të vdekjeve në SHBA nga Coronavirusi.

150.000 amerikanë kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19.

“Për këdo që është në vështirësi, i sëmurë dhe pyesin se si do ta kalojnë ditën: dije që unë nuk do të braktis”, ka shkruar ndër tjerash Biden në një postim në Facebook.

Fushata e Biden po orientohet kryesisht në përkrahjen e klasave të varfërta dhe të mesme shoqërore për shkak të goditjes nga pandemia COVID-19, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, Donald Trump, kampin e Biden po e quan si “e majta radikale”, të cilin premton ta mposhtë në zgjedhjet  e nëntorit.  /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Sonte, Jill dhe unë po mendojmë për 150,000 familje të mbetura më të zbrazura nga ky virus. Për këdo që është në vështirësi, i sëmurë dhe pyesin se si do ta kalojnë ditën: dije  që unë nuk do të braktis. Ne do të luftojmë së bashku në këtë krizë, dhe do të dalim më të fortë se kurrë.