Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që të pezullojë hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, transmeton Insajderi.
Në urdhrin ekzekutiv të shpallur nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti Joe Biden ka zgjedhuar fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001.
Bazuar në këtë vendim, zyrtarët të cilët nuk duan të futen në listën e zezë të SHBA-së, duhet patjetër t’i respektojnë Marrëveshjen e Ohrit (2001), Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995.
“Duke parë se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në vendimin e marrë nga Shtëpia e Bardhë.
Administrata Biden po ashtu ka paralajmëruar të gjithë ata që marrin pjesë në njëfarë mënyre për shkeljen e disa marrëveshjeve të arritura deri më tani në rajon, përfshirë edhe Rezolutën 1244.
“Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në një shkelje, ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e çdo sigurie rajonale, paqeje, bashkëpunimi, ose marrëveshje njohjeje të ndërsjellë ose kornizë ose mekanizëm llogaridhënieje lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në dhjetor të vitit 1995”, thuhet më tej në deklaratën të cilën mund ta lexoni KËTU. /Insajderi.com