
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të mërkurë do të fillojë udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, ku do të takohet me partnerët evropianë dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Insajderi.
Biden ka thënë së ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës për aleatët dhe partnerët, duke demonstruar kapacitetin e demokracive për të përmbushur sfidat dhe për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re, raporton Washington Post.
“Presidenti do të udhëtojë edhe në Britani të Madhe ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-ës, më pas do të shkojë në Bruksel ku do të marrë pjesë në një samit të NATO-së si dhe në fund do të takohet me krerët e BE-së”, ka shkruar kjo media.
Biden ka planifikuar gjithashtu të takohet edhe me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan./Insajderi.com