Biden për sulmin e djeshëm: Dhunë e “terroristëve të brendshëm” të nxitur nga Trump

Biden për sulmin e djeshëm: Dhunë e “terroristëve të brendshëm” të nxitur nga Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se sulmi i djeshëm në Kongresin amerikan, ishte njëra prej ditëve më të hidhura në historinë e SHBA-ve dhe një sulm ndaj demokracisë amerikane, i nxitur drejtpërdrejt nga presidenti Donald Trump, transmeton Insajderi.

Në adresimin e tij televiziv nga Wilmingtoni në Delaware, Bideni i quajti mbështetësit e Trumpit që u futën dhunshëm në Capitol si “terroristë të brendshëm”.

“Ajo që pamë dje nuk ishte mospajtim – ishte çrregullim”.

“Ata nuk ishin protestues – ata ishin kryengritës dhe terroristë të brendshëm”.

“Do të doja të thosha se nuk e kemi ditur që do të ndodhë, por kjo nuk do të ishte e vërtetë”.

Ndërkaq, për presidentin Trump ka thënë se ai nuk është mbi ligjin. /Insajderi.com