Biden planifikon evakuimin e afganëve që “ndihmuan” SHBA-në

Biden planifikon evakuimin e afganëve që “ndihmuan” SHBA-në

Administrata e Biden po përgatitet të evakuojë mijëra afganë të cilët kanë punuar për Shtetet e Bashkuara ndërsa i afrohet përfundimit të tërheqjes ushtarake nga Afganistani, shkruan Aljazeera, transmeton Insajderi.

“Ata që na ndihmuan nuk do të lihen pas”, tha Presidenti Joe Biden.

“Ata do të jenë të mirëpritur këtu ashtu si kushdo tjetër që rrezikoi jetën e tyre për të na ndihmuar”, tha Biden i cili do të takojë homologun e tij afgan, Ashraf Ghani dhe kryetarin e këshillit kombëtar, Abdullah Abdullah, të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Biden ka caktuar një afat deri në shtator për tërheqjen e plotë të forcave të SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani.

Rreth 18 mijë afganë që kanë punuar për SHBA-në si përkthyes, shoferë dhe nëpunës gjatë luftës kanë aplikuar për viza speciale për të hyrë në SHBA.

Koha e pritjes mund të zgjatet deri në tri vjet, derisa përpunimi i aplikacioneve në ambasadën amerikane në Kabul është bllokuar për shkak të përhapjes së COVID-19./insajderi.com