Biden po e përmbushë politikën e Sanders: Paga minimale të jetë 15 dollarë për orë

Biden po e përmbushë politikën e Sanders: Paga minimale të jetë 15 dollarë për orë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nisur procedurën për ta ngritur pagën minimale në 15 dollarë për orë.

Paga minimale në SHBA është varësisht nga shtete, po shumë amerikanë fitojnë 7.5 dollarë në orë, transmeton Insajderi.

“Askush nuk duhet të punojë 40 orë në javë dhe të jetojë ende nën kufirin e varfërisë”, ka shkruar Biden në Facebook.

Paga minimale 15 dollarë në orë ka qenë pjesë e fushatës së demokratit, Bernie Sanders.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara që praktikë funksionimi e ka neoliberalizmin, shpesh ka përballur korporatat me sindikatat punëtore.

Shteti më i fuqishëm në botë, ka numër të madh miliarderësh dhe lëvizja majtiste e Sanders është bazuar pikërisht; tek “goditja e tyre”. /Insajderi.com

 

Let’s pass the $15 minimum wage.

No one should work 40 hours a week and still live below the poverty line.

Posted by President Joe Biden on Wednesday, 28 April 2021