Biden prezanton “të arriturat” gjatë muajit prill

Biden prezanton “të arriturat” gjatë muajit prill

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka treguar për sukseset që ka arritur gjatë muajit prill.

Përmendi vaksinimin anti-COVID në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri tash janë vaksinuar 200 milionë amerikanë.

Si sukses e konsideroi njoftimin për ndërprerjen e luftës në Afganistan, që lidhet me largimin e forcave amerikane nga atje.

Planin e shpëtimit ekonomik si dhe organizimin e samitit për parandalimin e ndryshimit të klimës, ishin të arritura të paraqitura nga Biden.

“Të ngazëllyer për të parë se çfarë do të arrijmë në maj”, ka shkruar Biden në Facebook. /Insajderi.com

 

It’s been a big month, folks. We hit our goal of 200 million shots, announced the end of America’s longest war, hosted a…

Posted by President Joe Biden on Friday, 30 April 2021