Biden propozon 1.9 trilionë dollarë paketë ndihme në luftën kundër COVID-19

Biden propozon 1.9 trilionë dollarë paketë ndihme në luftën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka propozuar një paketë ndihme prej 1.9 trilionë dollarë për të luftuar pandeminë e Coronavirusit të ri (COVID-19) dhe krizën ekonomike, transmeton Insajderi.

Këtë propozim, Biden e bëri për të përshpejtuar luftën me pandeminë dhe për të stimuluar ekonominë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë paketë, 400 miliardë dollarë drejtpërdrejt do të ndahen për luftën kundër pandemisë dhe shpërndarjen e vaksinave ndërsa për të mbyllur deficitin në buxhet, shteteve federale dhe administratës lokale do t’u ndahen 350 miliardë dollarë.

Gjithashtu me këtë propozim parashikohet ndihmë në të holla për amerikanët në shumë të caktuar për të tretën herë. Qytetarëve, të cilëve u janë dhënë nga 600 dollarë më parë tani planifikohet t’u jepen nga 1.400 dollarë. /Insajderi.com