Biden rikthen në pozita ish-antarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të administratës së Obama-s

Biden rikthen në pozita ish-antarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të administratës së Obama-s

Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe ekipi i tij në tranzicion kanë filluar të plotësojnë pozicionet më të larta në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të ardhshëm dhe në Departamentin e Shtetit, me rolet kryesore si zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar dhe zëvendës sekretari i Shtetit duke shkuar te veteranët e administratës së Obamës, transmeton Insajderi.

Në Departamentin e Shtetit, diplomati prej një kohe të gjatë Wendy Sherman do të emërohet për të shërbyer si zëvendës i Sekretarit të Shtetit i emëruar Tony Blinken, sipas dy personave pranë tranzicionit. Sherman më parë ka shërbyer si nën sekretar i Shtetit për çështjet politike në administratën e Obamës dhe ishte një negociator kryesor për marrëveshjen e Iranit, raporton Politico.

Sherman është aktualisht një këshilltar i lartë në Albright Stonebridge Group, e njëjta firmë ku Linda Thomas-Greenfield, zgjedhja e Biden për të qenë ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, gjithashtu punoi si këshilltare e lartë.

Një diplomat tjetër veteran, Victoria Nuland, do të propozohet për rolin e nën sekretares së shtetit për çështjet politike, tha një nga njerëzit. Nuland gjithashtu ka shërbyer më parë në administratën e Obamës, si ndihmës sekretar i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Nuland dhe Sherman, të cilët hynë në akademi dhe botën e think tank-ut pasi u larguan nga administrata e Obamës, kanë qenë kritikë të hapur të politikës së jashtme të Presidentit Donald Trump – veçanërisht zbutjen e tij ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. /Insajderi.com