Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një sistem më i drejtë tatimor.
Biden, mori shembull tatimpaguesit e vitit 2001, gjatë kohës sa George Bush ishte në pushtet.
“Mendoni për këtë: Nëse kërkoni 1% të paguajnë të njëjtën normë tatimore që paguanin në 2001, kur George Ë. Bush ishte President, kjo do të gjeneronte 13 miliardë dollarë në vit. Kjo është e mjaftueshme për të siguruar dy vjet kolegj komuniteti falas për çdo student në Amerikë”, ka shkruar Biden në Facebook.
Ai po kërkon që miliarderet amerikanë të paguajnë detyrimet tatimore ndaj shtetit.
Me ato burime buxhetore, Biden beson se duhet të ketë sigurim shëndetësor e arsim falas. /Insajderi.com