Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka filluar të zhbëjë disa nga politikat kryesore të Donald Trump, disa orë pas betimit.
Në veprimet e tij fillestare si presidenti i 46-të i SHBA, ai nënshkroi 15 urdhra ekzekutivë – i pari që rriti përgjigjen federale ndaj krizës së Coronavirusit.
Urdhrat e tjerë ndryshuan qëndrimin e administratës Trump për ndryshimin e klimës dhe imigracionit, raporton BBC.
Presidenti Biden vendosi të punojë në Zyrën Ovale pasi ishte betuar më herët të mërkurën në Kapitolin e SHBA.
Përurimi ishte ndryshe nga çdo tjetër për shkak të kufizimeve të Coronavirusit, me pak të pranishëm për të dëshmuar betimet dhe ceremonitë. /Insajderi.com