Biden: Trump nuk ka çfarë të ofrojë në kohë krizash

Biden: Trump nuk ka çfarë të ofrojë në kohë krizash

Kandidati për president nga radhët e Partisë Demokrate, Joe Biden, ka vazhduar ta akuzojë presidentin amerikan, Donald Trump, për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Trump po kritikohet se nuk ka reaguar në kohë, përkundër kësaj ka injoruar rrezikun që i kanosej Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Biden ka thënë se në këtë kohë krizash, Trump, nuk ka çfarë të ofrojë.

“Kombi ynë është i dëshpëruar me udhëheqjen – udhëheqje që mund të na bashkojë dhe të na drejtojë përmes këtyre krizave. Por në momentin më kritik të presidencës së tij, Donald Trump nuk ka asgjë për të ofruar”, ka thënë Biden në Facebook.

Vëmendjen më të madhe në zgjedhjet amerikane po e merë pikërisht menaxhimi i pandemisë COVID-19. /Insajderi.com/