Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar tërheqjen e plotë të të gjitha trupave luftarake nga Afganistani deri më 11 shtator, transmeton Insajderi.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët me kusht para njoftimit të presidentit Biden që pritet nesër, tha se presidenti amerikan është i vendosur të tërheq të gjitha forcat amerikane deri në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, raporton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, afati kohor i presidentit Biden do të dëmtojë marrëveshje midis SHBA-së dhe talebanëve të ndërmjetësuar nën ish-presidentit Donald Trump, e cila bën thirrje që tërheqja e plotë e SHBA-së të përfundojë jo më vonë se 1 maj.
Talebanët më herët kishin kërcënuar se do të ri-fillojnë sulmet kundër forcave amerikane nëse nuk përmbushet afati. Zyrtari amerikan paralajmëroi kundër çdo veprimi të tillë përderisa po zhvillohet procesi për të tërhequr forcat e SHBA-së dhe NATO-s, duke shtuar se çdo sulm “ndaj trupave të SHBA-së do të pritet me një përgjigje të fuqishme”.
Biden javëve të fundit ka qartësuar në mënyrë të përsëritur se afati i negociuar i administratës së ish-presidentit Trump nuk do të përmbushet, duke theksuar se afati kohor i 25 marsit do të ishte “e vështirë të përmbushet”. /Insjaderi.com