Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar kryeministrin e ardhshëm të Izraelit, Naftali Bennett, për marrjen e detyrës së re, transmeton Insajderi.
Biden ka mirëpritur këtë vendim të Parlamentit izraelit që miratoi koalicionin e ri, duke thënë se mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Bennett, pasi sipas tij, SHBA-ja është një ndër miqtë më të mirë të Izraelit.
“Pres që të punoj me kryeministrin Bennett për të forcuar marrëdhëniet e ngushta në mes këtyre dy kombeve. Izraeli nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Biden.
Presidenti amerikan më tej tregoi që shumë shpejt do të konsultohen me Izraelin për çështjet e sigurisë rajonale duke përfshirë edhe Iranin.
Urimin e tij e publikoi vetë Bennett në llogarinë e tij në Twitter, ku shprehu shprehu falënderimet e tij duke thënë se është i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjell mes të dy shteteve. /Insajderi.com
Thank you Mr. President! I look forward to working with you to strengthen the ties between our two nations 🇮🇱🇺🇸 pic.twitter.com/RNYPX4amGE
— Naftali Bennett בנט (@naftalibennett) June 13, 2021