“Nuk votojmë vetëm për veten tonë. Votojmë për fëmijët tanë, nipërit dhe brezat e ardhshëm”, ka shkruar nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Twitter.
Biden, një kohë, është përfolur se do të kandidojë për president, por ai nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
Ndërsa në një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se shumica e votuesve amerikanë, që tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, ndjejnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar në aspektin ekonomik dhe se politikanët janë indiferentë ndaj vështirësive ekonomike, me të cilat përballen votuesit e zakonshëm.
Anketa nga Reuters/Ipsos, e lëshuar sot, ka gjetur se shumica e votuesve mendojnë se sistemi ekonomik i vendit po “manipulohet” kundër tyre dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten “të pasura dhe të fuqishme”.
Anketa me 10,000 njerëz ka gjetur po ashtu se 72 përqind e votuesve amerikanë mendojnë se “ekonomia manipulohet për të fituar të pasurit dhe të fuqishmit”.
Ndërkaq, 75 përqind e të anketuarve janë pajtuar me deklaratën se “Ameika ka nevojë për një udhëheqës të fuqishëm”./REL