Biden: Zjarrëfikësit e mësuesit paguajnë më shumë se disa korporata, do ta ndryshojmë këtë

Biden: Zjarrëfikësit e mësuesit paguajnë më shumë se disa korporata, do ta ndryshojmë këtë

“Nëse jeni një zjarrfikës ose një mësues, ju po paguani një normë më të lartë të taksave sesa shumica e korporatave të Amerikës. Është e papranueshme”

Kështu ka shkruar të martën në Facebook, presidenti amerikan, Joe Biden, i cili po vazhdon ta paraqesë alternativën ekonomike që tejkalon qasjen neoliberaliste ndaj funksionimit të afarizmit.

Sipas tij “korporatat po paguajnë pak”, dhe duhet që ta shpërndajnë më shumë profitin.

“Unë jam i sëmurë dhe i lodhur nga korporatat që nuk paguajnë pjesën e tyre të drejtë”.

U zotua se do ta ndryshojnë këtë, transmeton Insajderi.

Këto politike ishin prezantuar nga Biden edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Por, rivali i tij Donald Trump i kishte cilësuar si “të majta ekstreme”. /Insajderi.com