Në SHBA kanë humbur shumë vende të punës si pasojë e pandemisë e shkaktuar nga virusi Covid-19
Situata në botë gjatë pandemisë së Covid-19 ka ndryshuar segmente të ndryshme duke lëkundur fuqishëm normalitetin politik e ekonomik.
Në SHBA kanë humbur mbi 20 milionë vende të punës sipas kandidatit për president të SHBA-ve nga demokratët, Joe Biden, transmeton Insajderi.
Biden ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump për menaxhim të dobët e neglizhent me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit Covid-19 ku Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë numër të madh të rasteve të të infektuarëve dhe vdekjeve në nivel kombëtar nga koronavirusi.
Në fund të vitit do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA ku presidenti aktual, Donald Trump do ta ketë rival Joe Biden i cili ka qenë zv-president gjatë administratës Obama.
Humbja e vendeve të punës në SHBA është shumë reflektuese në pozicionimet e elektoratit amerikan sa i përket mbështetjes politike, pasi ekonomia vazhdon të jetë prioritet shumë i madh i SHBA-së për shkak të këmguljes së shoqërisë amerikane për më shumë mirëqenie sociale. /Insajderi/