
Duke ju dalë vetëm ekrani i kaltër me një mbishkrim se “Teknikisht diçka nuk është në rregull”, përdoruesit e rrjetit social Twitter e kanë kuptuar se ka rënë ky rrjet social nga sistemi.
Gjatë ditës së sotme u paraqit ky problem i cili po vazhdon.
Gjithashtu shfaqet edhe një mesazh nga Twitter, në të cilin shkruhet “Faleminderit që e vërejtët – do ta rregullojmë dhe do ta kthejmë në normalitet së shpejti”.
Të gjitha këto raportime kanë ardhur gjatë ditës së enjte, e që mendohet se problemet e para filluan që nga ora 10:46 të mëngjesit, transmeton Gazeta Express.
Rrjeti social Twitter, është ndër platformat më të mëdha në internet. Në këtë platformë, shkruajnë shumica e politikanëve, e ndër politikanët që e përdorë Twitterin më së shumti është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sa herë që ndodh që ndonjë rrjet social si Facebook ose Instagram të bien, lajmërimet bëhen në Twitter, por kësaj here ka rënë ai vetë.