Bie para autobusit me kokë nën rrota, gruas i merren mendtë [video]

Bie para autobusit me kokë nën rrota, gruas i merren mendtë [video]

Kjo grua po që mund të quhet me fat. Bie para autobusit me kokë nën rrota dhe sërish arrin të ngrihet në këmbë.

Teksa ecën në trotuar dhe afrohet në stacionin e autobusit, gruaja hedh një sy, nëse autobusi që me siguri ishte duke pritur po vinte.

Pasi nuk e pa atë ajo kthehet dhe brenda disa sekondave një autobus vjen me një shpejtësi marramendëse dhe e rrëzon atë.

Gruas i bie koka nën rrota, por fatmirësisht nuk pësoi dëmtime, pasi rrotat e autobusit i prekën vetëm flokët.

Më pas gruaja u ngrit sërish në këmbë e tromaksur, saqë në video referuar lëvizjeve të saj duket se po i merren edhe mendtë.