Bien aksionet e Netflix

Bien aksionet e Netflix

Disa klientë të Netlfix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë arritur fundin e durimit për shkak të rritjeve të vazhdueshme të çmimeve të abonimit nga kompania.

Netflix raporton se ka humbur rreth 130 mijë abonentë në SHBA, apo çmimi i aksioneve ra më shumë se 10 për qind.

Çmimi i Netflix për konsumatorët u rrit nga 10.99 dollarë në 12.99 mijë gjatë raportimit fiskal në tremujorin e dytë të këtij viti.

Kompania thotë se shkaku i rënies së abonentëve është ndryshimi i përmbajtjes. Megjithatë, kompania pretendon se do të shtojë abonentët e rinj në tremujorin e tretë të këtij viti, me një pritshmëri prej shtatë milionë abonentë me pagesë.

Shifër, dukshëm më e madhe nga 6.1 milionë që u shtuan vitin e kaluar. Një arsye e madhe për këtë optimizëm mund të jetë se Netflix do të lansoj një opsion të ri, vetëm për mobil dhe më të përballueshme për Indinë.