Bilanc i ri i shpërthimit të naftësjellësit në Meksikë – 79 viktima

Së paku 79 njerëz kanë pësuar në një shpërthim të naftësjellësit në shtetin Idalgo në Meksikë, ka deklaruar ministri meksikan i shëndetësisë Jorge Alcocer.

Bilanc i ri i shpërthimit të naftësjellësit në Meksikë – 79 viktima

Ai në një konferencë për gazetarë ka thënë se 66 persona janë ndalur në spital për shërim të mëtutjeshëm.

Fatkeqësia ndodhi të premten, më 18 janar, kur 800 njerëz filluan të mbledhin karburante, pasi naftësjellësin e kishin shpërthyer vjedhësit e karburanteve, kanë kumtuar autoritetet.

Mediet më herët kanë lajmëruar se në fatkeqësi kanë humbur jetën 73 njerëz, ndërsa 74 tjerë janë lënduar./Insajderi.com.