Bild: Haaland e dashuron klubin e Dortmund-it, nuk e mendon largimin

Bild: Haaland e dashuron klubin e Dortmund-it, nuk e mendon largimin

 

Prej disa javësh Erling Haaland nuk luan për Borussia Dortmund për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi ‘verdhezi’ është në qendër të vëmendjes me merkaton e dimrit që po vjen, njofton Insajderi.

Shumë klube të mëdha kërkojnë norvegjezin pas sezonit të madh që po bën në Dortmund. Manchester City është gati të ofrojë 90 milionë sterlina për sulmuesin, por lojtari është shprehur për “Bild” se për momentin nuk po mendon largimin nga klubi ‘verdhezi’.

“Borussia është një nga ëndrrat e mia. Po punoj fort për të fituar trofe. E dua këtë klub. Duam t’i dhurojmë tifozëve një trofe të madh ndaj nuk mendoj se do të lëviz nga këtu për një kohë të gjatë”, tha Erling Haaland në lidhje më të ardhmen e tij. /Insajderi.com