BILD: Merkel ka thënë se masat kundër COVID-19 do të qëndrojnë edhe dy muaj

BILD: Merkel ka thënë se masat kundër COVID-19 do të qëndrojnë edhe dy muaj

Mediat gjermane pretendojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel tha se masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Koronavirusit duhet të vazhdojnë të paktën edhe për dy muaj të tjerë, transmeton Insajderi.

Sipas gazetës “Bild”, Merkel në takimin e grupit të punës për çështje të brendshme tha se është e nevojshme që masat e rrepta të qëndrojnë në fuqi edhe për 8-10 javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Raportohet gjithashtu se Merkel paralajmëroi se numri i rasteve do të rritet dhjetëfish deri në festën e Pashkëve nëse nuk arrihet të mbahet jashtë vendit lloji i ri i koronavirusit, i cili kohët e fundit u shfaq në Britaninë e Madhe.

Pashkët Ortodokse në 2021 festohen më dy maj, ndërsa Pashkët Katolike më katër prill. /Insajderi.com