Bill Stepien: Nëse numërojmë të gjitha fletëvotimet e ligjshme Trump fiton

Bill Stepien: Nëse numërojmë të gjitha fletëvotimet e ligjshme Trump fiton

Kampi i fushatës së Trump-it thotë se votat e “hedhura në mënyrë të paligjshme” nuk duhet të numërohen, ndërsa sipas tyre, Trump pritet të fitojë, trasnmeton Insajderi.

Organizatorët e fushatës së Trump, kanë thënë se do të kalonte përpara me përpjekjet ligjore për të siguruar votat e hedhura legalisht – dhe jo të hedhura në mënyrë të paligjshme – dhe tha se pritej të fitonte edhe kur fletët e votimit në shtetet kryesore vazhduan të mblidheshin, raporton Al Jazeera.

“Nëse numërojmë të gjitha fletët e votimit të ligjshëm, ne fitojmë, presidenti fiton”, u tha gazetarëve menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien në një konferencë për media.

Në anën tjetër, nga fushata e Demokratëve
thuhet se Biden është “në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”.

Menaxheri i fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon, në një konferencë për media, tha se fushata beson se Biden është “në një rrugë të qartë drejt fitores deri pasdite”.

Ajo tha se Biden do të merrte më shumë vota se “çdo kandidat presidencial në histori” dhe tha se Biden ishte në rrugën e duhur për të fituar në shtetet kryesore të Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania. /Insajderi.com