Binjakët plaçkitin, ndërsa gjykata nuk mund të vërtetojë cili është fajtor

Gjykatësit italian janë në hall të madh se si ta gjykojnë plaçkitësin shqiptar pasi nuk po arrijnë të konstatojnë se cili i ka kryer vjedhjet – ai apo vëllai i tij binjak.

Binjakët plaçkitin, ndërsa gjykata nuk mund të vërtetojë cili është fajtor

Gjykata në Veronë para disa ditësh e liroi Eduard Trushi (34) nga akuza për vjedhje të rëndë, sepse as me analizën ADN nuk mundi ta dëshmojë se a ka qenë ai në vendin e krimit apo ishte vëllai i tij binjak një vezor Edmondi.

Avokati i tij Fabio Porta thotë se kjo nuk është hera e parë.

“Gjykata klientin e tij e ka liruar edhe në vitin 2016 a edhe 2017, sepse nuk ishte e mundur që me siguri të identifikohet me metodën ADN”, ka thënë ai.

Vëllezërit Trushi, shqiptarë etnik, binjakë një vezor të cilët vishen njëjtë dhe i kanë tatuazhet e njëjta, e kanë profilin aq të ngjashëm gjenetik, saqë është e pamundur të dallohen përveç nga shenjat e gishtave.

Ndërsa djemtë, në “punë” natyrisht që mbajnë dorëza.

Të dytë kanë dosje të trashë në polici dhe lidhen me disa qindra vjedhje nëpër shtëpia në gjithë Italinë veriore.

Mirëpo, policia për momentin nuk po arrin të dëshmojë asgjë./Insajderi.com.