Birra më e famshme shqiptare gjithsesi që do të jetë ndër përkrahësit më të mëdhenjë të ngjarjes kryesore në Kosovë dhe rajon, " />
Artikull i sponzorizuar

Birra Peja sponzor gjeneral në Sunny Hill Festival

Birra Peja sponzor gjeneral në Sunny Hill Festival

Birra më e famshme shqiptare gjithsesi që do të jetë ndër përkrahësit më të mëdhenjë të ngjarjes kryesore në Kosovë dhe rajon, Sunny Hill Festival,ku do të performojnë emrat e elitës muzikore globale, siç janë Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj e të tjerë.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë në një festival ndërkombëtar.

Rreth 40 artistë do të performojnë për tri ditë e tri netë rresht në këtë ngjarje, e cila do të mbahet në Parkun e Germisë në Prishtinë.  

Natën e parë do të këndojë Dua Lipa, ndërsa para saj do të performojë edhe Stanaj. Natën e dytë “main act” është Action Bronson, ndërsa para tij është reperi shqiptaro-amerikan Gashi, i cili është pjesë e Roc Nation, labelit të reperit të njohur amerikan, Jay Z. Kurse, për natën e fundit të festivalit, është i ftuar DJ #1 në botë, Martin Garrix.

Birra Peja do të jetë sjell shumë befasi gjatë këtyre ditëve, si dhe shumë aktivitete gjatë ditëve te festivalit.

Birra Peja është bërë partner thuajse i përhershëm në ngjarjet kryesore rekreativo-kulturore në vend.