“Bisedimet për fondin e rimëkëmbjes së BE-së në drejtimin e duhur”

Bashkimi Europian po shkon në drejtimin e duhur sa i përket rimëkëmbjes së BE-së.

“Bisedimet për fondin e rimëkëmbjes së BE-së në drejtimin e duhur”

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar të shtunën se negociatat për paketën e rimëkëmbjes së BE-së janë në “drejtimin e duhur” pasi presidenti i Këshillit Evropian paraqiti një propozim të ri.

“Sigurisht, siç pritej, është një luftë e ashpër, një negocim intensiv, por po shkon në drejtimin e duhur dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, tha  ai.

”Megjithatë, mbetet shumë për të diskutuar, përfshirë mënyrën se si vendet duhet të përdorin fondet e rimëkëmbjes në mënyrë efikase, vëllimin e fondit të rimëkëmbjes dhe buxhetin e përgjithshëm afatgjatë”, shtoi Kurz.

Bashkimi Evropian po përballet me një krizë financiare për shkak të pandemisë me COVID-19. /Insajderi.com/