Bitcoin në 11,000 dollarë, pas rritjes qëndron Libra

Bitcoin në 11,000 dollarë, pas rritjes qëndron Libra

Kriptomonedha e parë dhe më e madhja në botë u ngjit në 11,307 dollarë mbrëmjen e së Dielës ndërsa në këto momente që shkruajmë këmbehet me 11,035 dollarë.

Bitcoin po i afrohet nivelit më të lartë të arritur që prej një vit pasi u ngjit në 11,000 dollarë përgjatë fundjavës.

Kriptomonedha e parë dhe më e madhja në botë u ngjit në 11,307 dollarë mbrëmjen e së Dielës ndërsa në këto momente që shkruajmë këmbehet me 11,035 dollarë.

Vlera e monedhës është rritur me 20% krahasuar me një javë më parë. Analistët ja atribuojnë këtë rritje të fundit, ndërgjegjësimit që ka ngjallur projekti i kriptomonedhës së Facebook prezantuar javën e kaluar.

Me 2 miliardë përdorues të Facebook gati të përballen me kriptomonedhën Libra të Facebook, medoemos do të ngjallë interes për më mësuar më shumë rreth kriptomonedhave dhe kjo është shumë pozitive për të ardhmen e bitcoin.

Javën e kaluar Facebook prezantoi projektin e kriptomonedhës e cila do të drejtohet nga një organizatë jofitimprurëse me seli në Zvicrës e quajtur Libra Association.

Kriptomonedha nuk do të jetë live përpara 2020-ës dhe nuk do të kontrollohet e as udhëhiqet nga Facebook. Stripe, Uber, Mastercard, Visa, Paypal dhe Spotify janë disa prej emrave të mëdhenj të teknologjisë që kanë mbështetur projektin e Facebook.

Ky projekt shtoi vëmendjen rreth bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera por tërhoqi edhe atë të autoriteteve të cilat nuk kanë qëndrime aq pozitive sa mbarë industria lidhur me projektin e Facebook.

Disa të tjerë thonë se rritja e bitcoin vjen për shkak të thyerjes së niveleve teknike. Shumica e njerëzve tregojnë bitcoin për qëllime përfitimi afatshkurtër dhe e bëjnë përmes niveleve teknike.

Kriptomonedha po përballej me rezistencë në nivelin e 9,000 dollarëve dhe barriera psikologjike e 10,000 dollarëve kishte ende kohë. Me thyerjen e kësaj barriere, fati i bitcoin mbetet i paqartë.