Bitcoin për herë të parë në histori rritet mbi 20,000 dollarë

Bitcoin për herë të parë në histori rritet mbi 20,000 dollarë

Gjatë 2020-ës Bitcoin ka shkëlqyer. Analistët thonë se rritja ka ardhur nga mbështetja e investitorëve të mëdhenj si Paul tudor Jones dhe Stanley Druckenmiller.

Bitcoin kapërceu rekordin e 20,000 dollarëve për herë të parë në historinë e monedhës ndërsa entuziastët e kriptomonedhave shpresojnë tek një rritje e kërkesës nga investitorë potencialë.

Kriptomonedha më me vlerë në botë u tregtua 4% më lartë sesa një ditë më parë duke dërguar vlerën në 20,372 dollarë sipas Coin Metrics, një rritje me 180% që prej fillimit të vitit.

Gjatë 2020-ës bitcoin ka shkëlqyer. Analistët thonë se rritja ka ardhur nga mbështetja e investitorëve të mëdhenj si Paul tudor Jones dhe Stanley Druckenmiller.

Firma si PayPal, Square dhe MicroStrategy kanë sjellë më shumë popullaritet për bitcoin. Dhe bursa e Bitstamp raportoi një vlerë mbi 20,000 dollarë përpara se të shënonte një rënie të vogël. /Insajderi.com