Bizneset amerikane paralajmërohen për rrezikun që iu kanoset në Hong Kong

Bizneset amerikane paralajmërohen për rrezikun që iu kanoset në Hong Kong

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim për firmat mbi rreziqet e të bërit biznes në Hong Kong pasi Kina vendosi një ligj të ri të sigurisë kombëtare atje vitin e kaluar.

Një këshillues i ri biznesi u thotë firmave shumëkombëshe se ato u nënshtrohen ligjeve dhe se njerëzit e tyre mund të arrestohen nën to.

Rreziqe të tjera mund të përfshijnë detyrimin e dorëzimit të të dhënave tek autoritetet kineze.

Presidenti Biden ka thënë të enjten se “situata në Hong Kong është përkeqësuar”.

Përpara këshillimit të biznesit që lëshohet nga departamentet e Shtetit, Thesarit, Tregtisë dhe Sigurisë Kombëtare, presidenti paralajmëroi: “Qeveria kineze nuk po mban angazhimin e saj që bëri, se si do të merrej me Hong Kong”.

Ligji i sigurisë kombëtare u prezantua në Hong Kong vitin e kaluar pasi protestat mbi një ligj ekstradimi u kthyen të dhunshëm dhe evoluan në një lëvizje më të gjerë anti-Kinë dhe pro-demokracisë. Kjo e bën më të lehtë ndëshkimin e protestuesve dhe zvogëlon autonominë e qytetit.

Këshillimi përfshin disa fusha të tjera duke përfshirë lirinë e shtypit, privatësinë e të dhënave dhe sanksionet e vendosura nga të dy palët.

Si pjesë e azhurnimit të Premten, SHBA.-të njoftuan gjithashtu sanksione kundër shtatë zyrtarëve kinezë mbi atë që e përshkruan si një “erozion të shtetit ligjor”. /Insajderi.com