Bizneset e Britanisë së Madhe krijojnë sistemin për kontrollimin e punëtorëve

Bizneset e Britanisë së Madhe krijojnë sistemin për kontrollimin e punëtorëve

Pronarët e bizneseve në Britaninë e Madhe janë duke përdorur një sistem që të vëzhgojë aktiviktetet e punëtorëve në email-in e tyre.

Ky lloj sistemi është ndërmarrur për rreth 130,000 persona, që po monitorohet nga i ashtuquajturi ‘Isaak sistem’.

Projektuar nga një kompani në Londër, përdorimi i algoritmeve për menaxhimin e njerëzve, tek të cilët është krijuar një lloj mosbesimi dhe efekti i paragjykimeve, ka paraqitur lehtësim në punën e tyre.

Kritikët thonë se sisteme të tilla rrezikojnë të rrisin presionin mbi punëtorët që frikësohen nga gjykimi i algoritmit dhe se kjo mund t’i inkurajojë njerëzit që të mos marrin pushime.

Sekretari i përgjithshëm i TUC-it, Frances O’Grady, tha: “Punëtorët duan të besohen të bëjnë punën e tyre. Por ky lloj i teknologjisë së lartë krijon frikë dhe mosbesim

‘Sistemi Isaak’ tashmë ka mbledhur të dhëna për më shumë se 1 miliardë veprime, të cilat i përdor për të identifikuar “individët brenda një rrjeti, duke përmirësuar në përgjithësi mjedisin e përgjithshëm të punës dhe reduktimin e stresit dhe mbingarkesës.