Masat e ndërmarra dhe rekomandimet për të qëndruar në shtëpi me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të njohur si Covid-19, kanë ndryshuar mënyrën e jetesës dhe punës së njerëzve në mbarë botën. Padyshim se njëri ndër sektorët më të prekur nga këto masa të ndërmarra mbetet ekonomia, më konkretisht bizneset në sektorin privat.
Duke qenë të detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre biznesor dhe duke operuar në humbje, një pjesë e madhe e bizneseve kanë filluar të kërkojnë metoda alternative të shitjes, si shitjet online.
Madje një numër biznesesh veçse kanë filluar të adaptohen në ndryshimet e fundit, dhe kanë nisur të shesin online. Procesi i shitjes online ju mundëson bizneseve të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos rrezikuar shëndetin, dhe në të njëjtën kohë duke qenë afër klientëve
dhe duke përmbushur nevojat e tyre.
Përparësi tjetër e shitjeve online janë kostot më të ulëta të bërit biznes si qiraja, pagat, marketingu efikas, depërtimi më i lehtë në tregje të reja dhe të tjera. GjirafaMall.com, si qendra më e madhe tregtare e shitjeve online në vend, me më shumë se 140.000 produkte, ka shënuar rritje në numrin e kërkesave nga bizneset private, për të qenë pjesë e saj.
Mbi 100 biznese të njohura vendore nga sektorë të ndryshëm si Libraria Dukagjini, Dardania Sport, Intersport, Coincasa, Optika Simoni, Sirius Wine, Atlantik Group, Frutti, EuroFood dhe të tjera, kanë shitur dhe vazhdojnë të shesin suksesshëm online përmes
GjirafaMall.com.
Me infrastrukturën teknike dhe logjistike që posedon, GjirafaMall ju mundëson bizneseve në Kosovë të shesin produktet e tyre online në gjithë Kosovën. Përparësitë dhe benefitet e bizneseve për të shiturit online përmes GjirafaMall janë: kujdesi dhe shërbimi i vazhdueshëm
ndaj klientit, transporti i produkteve të tyre nga GjirafaMall deri tek klienti në gjithë Kosovën, dhe arritja dhe depërtimi tek klientët dhe tregjet e reja në gjithë Kosovën përmes formave më të avancuara të marketingut dixhital. Të gjitha këto me kosto minimale.
GjirafaMall.com, mbetet e hapur për të gjitha bizneset e interesuara për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre online në gjithë Kosovën.
Çdo biznes i interesuar për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre online përmes GjirafaMall.com, duhet të mbush formularin e aplikimit duke klikuar KETU.
Po ashtu, për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit +383 49 39 00 39, apo email adresën [email protected]