“Bizneset pranë kolapsit”

“Bizneset pranë kolapsit”

Një pjesë e madhe e bizneseve do të futen në kolaps dhe dhjetëra mijëra vende të punës do të mbyllën për shkak të vonesave të zbatimit të pakos emergjente fiskale dhe mangësive që i ka për ta mbështetur sektorin privat, njofton Insajderi.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës sa më parë ta miratojë rishikimin e buxhetit dhe ta shqyrtojë edhe projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të miratuar ditë më parë në Qeveri.

Drejtori Zeka në një intervistë për KosovaPress, deklaron se ende nuk ka statistika zyrtare për rënie të numrit të punësimit si pasojë e pandemisë, por ka shtuar se institucionet e shtetit kanë lënë një numër të madh të bizneseve në mëshirë të fatit dhe mos dhënia e kësaj përkrahje te to, rrezikon mbijetesën e tyre./Insajderi.com