Burime të ndryshme thonë se grupi OTE do të vendosë t’i shesë njësinë e tij të telefonisë celulare, ish-Cosmote Rumanisë, biznesmenit bullgar, Spas Roussev, i cili ka mb�" />

Biznesmeni që bleu Telekom Albania pranë blerjes të operatorit celular Telekom Romania

Biznesmeni që bleu Telekom Albania pranë blerjes të operatorit celular Telekom Romania

Burime të ndryshme thonë se grupi OTE do të vendosë t’i shesë njësinë e tij të telefonisë celulare, ish-Cosmote Rumanisë, biznesmenit bullgar, Spas Roussev, i cili ka mbështetjen e financimeve ruse.

Deutsche Telekom ka marrë miratimin e shtetit për të shitur njësinë e telefonisë fikse, ish-Romtelecom, tek Orange Rumania, shkruan Economyica.net.

Miratimi nga pushteti vendor, i cili ka rreth 45,99% të aksioneve në njësinë fikse, u mor pas vizitës së Srini Gopalan, anëtar i bordit të Deutsche Telekom, dhe Charalampos Mazarakis, drejtorit financiar të grupit OTE. Por si Telekom, ashtu edhe dhe Orange, refuzuan konfirmimin e kësaj shitjeje, ndërkohë që transaksioni pritet të finalizohet shumë shpejt.

Burime të ndryshme thonë se grupi OTE do të vendosë t’i shesë njësinë e tij të telefonisë celulare, ish-Cosmote Rumanisë, biznesmenit bullgar, Spas Roussev, i cili ka mbështetjen e financimeve ruse. Ende nuk ka një informacion të qartë mbi blerësin e ardhshëm të biznesit televiziv të Telekom Romania.

Thashethemet e para në lidhje me synimet e Telekomit për të shitur njësitë e saj rumune u shfaqën në maj të këtij viti.