Biznesmeni rus dëshiron ta blejë Arsenalin

Biznesmeni rus dëshiron ta blejë Arsenalin

Biznesmeni rus me origjinë nga Uzbekistani, Alisher Usmanov, ka ofruar një miliard paund për të marrë nën pronësi shumicën e aksioneve të klubit anglez të futbollit Arsenal.

Siç raportojnë nga mediet britanike, Usmanov 63 vjeçar, i cili aktualisht zotëron 30 për qind të aksioneve në Arsenal, ka ofruar biznesmenit amerikan Stan Kroenkeu madje një miliard paund për tu bërë pronar i shumicës së aksioneve të “topçinjve”.

Më tej theksohet se Kroenke, i cili që nga viti 2007 ka shumicën e aksioneve në Arsenal, nuk është i interesuar për ofertën e Usmanovit.

Përveç pasigurisë për aksionet e Arsenalit këto ditë në klubin anglez është e pasigurt edhe e ardhmja e trajnerit Arsene Wenger, pasi topçinjtë kanë mundësin që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në këtë mijëvjeçar.

Wenger ka drejtuar Arsenalin që nga viti 1997.