Disa orë pasi kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina, i tha Insajderit, se biznesmeni Naim Sallahu e ka ndalur së bashku me Shaban Lushtakun, të hënën pasdite, duke i kërkuar që të takohen me zor me kryetarin aktual të Skenderajt, ka reaguar vet biznesmeni i përfolur.
Në një reagim të dërguar Insajderit, Sallahu që është edhe drejtor i kompanisë “Sallhu” e cila ka fituar një tender 21 milionësh, ndaj të cilit janë ankuar 13 kompani, Sallahu ka mohuar pretendimet e Dinës.
Sallahu ka thënë se lajmin për pretendimet e Dinës e ka marrë nga mediat dhe se një pretendim të tillë e ka konsideruar si “përralla të Dinës” . Madje e ka quajtur atë “njeri i shitur”.
“Këto prononcime, janë të pritura nga njerëz të ndikuar dhe të shitur”, ka shkruar Sallahu në reagimin e tij.
Shefi i OSHP-së: Jam kërcënuar nga një biznesmen dhe një kushëri i Sami Lushtakut
Më pas vet Lushtaku mohoi këto akuza duke thënë se nuk e njeh as Sallahun e as shefin e OSHP-së.
Sami Lushtaku flet për akuzat e Dinës: Nuk e njoh as biznesmenin
Ndërsa shefi i OSHP-së, i tha Insajderit se e di se për çfarë kanë dashur të bisedojnë Sallahu dhe Lushtaku me të.
Ai thotë se e di edhe arsyen e këtij kërcënimi.
“Është një ankesë në OSHP e bërë nga disa kompani kundrejt një tenderi 21 milonësh në Ministrinë e Infrastrukturës që e ka fituar kompania ‘Sallahu’ pronë e Naimit, njërit prej personave që më kanë ndalur në rrugë”, ka thënë Dina.
Insajderi ka gjetur se bëhet fjalë për një tender 21 milionë euro, të cilin kompania “Sallahu” e ka fituar nga Ministria e Infrastrukturës, dhe se ndaj këtij tenderi janë ankuar 13 kompani të tjera. Gjithashtu Insajderi ka mësuar se eksperti i OSHP-së për këtë ankesë në këtë tender, ka rekomanduar që të anulohet. Kjo ka bërë që Sallahu dhe Lushtaku të kërkojnë të takohen me Dinën, sipas vet rrëfimit të tij.
Tenderi 21 milionësh për të cilin Dina thotë se u kërcënua nga biznesmeni dhe kushëriri i Lushtakut
E Sallahu ka mohuar këto pretendime.
Ja reagimi i tij në adresë të Insajderit:
Te nderuar ,
Po sa u njoftuam me lajmin ne mediat elektronike se pronari I Kompanise “SALLAHU” kinse ka kercenuar z.Blerim Dina, na lejoni te ju informojm se ne kete prononcim-perralle te z.Dina nuk ka asnje fjale te vertet dhe I tere ky rrefim eshte nje fushate kunder kompanise tone per interesa te caktuara te z.Dina. Duket qarte qe qellimi I tij eshte demtimit I imazhit te kompanis tone duke e perfshir edhe z.Sami Lushtakun te cilin ne pervec si cdo qytetar I Republikes se Kosves nuk e njohim.
Duke I pasur parasyshe te gjitha keto shpifje te bera ne kohen kur kompania jone eshte duke arritur suksese ne lemin e ndertimtarise si dhe duke e pasur parasyshe se jemi njera nder kompanit me te medha dhe me serioze te ndertimit ne Republiken e Kosove, kjo genjeshter e krijuar nga z.Dina nuk eshte asgje tjeter vetem se nje fushat e financuar nga konkurenca.
Per te gjithe kundershtaret te cilet mundohen me intrriga dhe shpifje te tilla te demtojne imazhin e kompanise tone te krijuar nder vite me pune , ndere dhe larg duarve te politikes. Per kompanin tone ne opinino flet puna , serioziteti dhe ndershmeria, nuk munden individet me deklatata fantazma te demtojne punen tone.
Kompania “Sallahu” ushtron veprimtarin ne Republiken e Kosoves qe nga pas lufta duke vazhduar nje tradite te punes se krijuar ne Gjermani , ne sot kemi arritut te jemi kompani lider ne ndertim ne Republiken e Kosoves.
Edhe nje here na lejoni te theksojm se Kompania “Sallahu” me punen , ndershmeri dhe larg nga politika ka arritur te realizoj me suskses te gjitha projektet e kontraktuara dhe duke pasur parasysh angazhimin tone maksimal dhe ne vecanti suksesin e arritur viteve te fundit si kompani lider ne ndertimtari , keto prononcime(sic eshte prononcimi I z.Dina) jane te pritura nga njerez te ndikuar dhe te shitur .
Me respekt ,
“Sallahu” Kompani