Grupi bjellorus i të drejtave të njeriut “Viasna” deklaroi se më shumë se 140 njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre u rrahën nga policia gjatë një proteste në të cilën qytetarët i bënë thirrje presidentit të vendit të jep dorëheqje, transmeton Insajderi.
Protesta masive u mbajtën për sot, protesta të cilat mbahet për radhazi për të 16-tën të diele. Protesta janë mbajtur pothuajse çdo ditë janë mbajtur që nga fillimi i gushtit, por protestat janë më masive të dielave.
Sipas mbrojtësve të të drejtave të njeriut, gjatë protestave u arrestuan më shumë se 19 mijë njerëz dhe mijëra u rrahën.
Protestuesit u mblodhën në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Minsk, por u përballën me policinë kur u përpoqën t’i afroheshin qendrës, kur pasoi edhe ndërhyrja policore.
Rreth 200.000 protestues dolën në rrugë në fund të tetorit, një nga tubimet më të mëdha që nga fillimi i protestave, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndryshe, pasi presidenti aktual Aleksandar Lukashenko shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin për “mashtrime në zgjedhje”.
Lukashenko ka fituar pesë mandate radhazi nga viti 1994, ndërsa ai dha betimin në fund të tetorit. /Insajderi.com