
Gruaja 37 vjeçare, Svetlana Tikhanovskaya, që sfidoi presidentin autokrat, Aleksander Lukashenko, ka deklaruar se e ndien vetën fituese në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Bjellorusi.
“Unë e konsideroj veten fituesin e këtyre zgjedhjeve,” tha Svetlana Tikhanovskaya”, raporton BBC.
Presidenti bjellorus i cili është në pushtet që nga viti 1994, po akuzohet se ka manipuluar zgjedhjet të cilat i fitoi me 80% të votave.
Akuzat bazohen në atë që se nuk ka pasur vëzhgues në numërimin e votave, në një kohë ku protestat opozitare në Bjellorusi kanë qenë të përhapura si kundërshtim ndaj presidentit që etiketohet si “Diktatori fundit në Evropë”.
Mitingjet e opozitës kanë qenë masive, turmat e mëdha po kundërshtojnë sistemin që ka krijuar Lukashneko i cili ka arrestuar shumë aktivistë e gazetarë në Bjellosuri, njofton Insajderi.
Presidenti bjellorus, po i konsideron aktivistët e opozitës si “dele”, që sipas tij janë të ndikuar nga jashtë. /Insajderi.com. /