BLACK FRIDAY në Neptun

BLACK FRIDAY në Neptun

Neptun, si rrjeti më madh i pajisjeve elektronike në Kosovë prezanton kampanjën Black Friday një promocion ky i njohur në gjithë botën për natyrën e zbritjeve dhe ofertave që befasojnë, duke përfshirë gjithë linjën e produkteve me mundësinë e blerjes me këste 0% interes në të gjitha dyqanet e tij nga 29 Nëntor deri me 1 Dhjetor!

Black Friday është kampanja më e zëshme e ofertave të fundvitit që thërrasin për blerje që vijnë me zbritje speciale deri në 57% me lirë.

“Black Friday është ngjarja më epike e ofertave që paralajmërojnë zbritje që tejkalojnë masën e pritshmërive dhe rrisnin nivelin e dëshirës për blerje me çmim oferte, si një mundësi unike për të përmbushur listën e kërkesave për një çmim jashtëzakonisht të përballueshëm. Në gjuhën e biznesit Black Friday mund të quhet si pritje e ëmbël, pasi të gjithë adresojmë entuziasmin dhe pritshmëritë tek ky promocion, si një format që mundëson që për vlerën e njëjtë të bëjmë dy gjëra njëkohësisht: blerje dhe kursim, që në terma tjerë mund të përkthehet si investim racional. Prandaj, përgjatë tre ditëve nga 29 Nëntor deri më 1 Dhjetor në Neptun do shpalosen ofertat më sfiduese në të gjithë kategoritë: televizorë dhe smartphone, pajisje të IT-së, teknikë të bardhë, pajisje të vogla elektroshtëpiake dhe ato të kujdesit personal si dhe pajisje për ngrohje, me mundësinë e blerjes me këste 0% interes me të gjitha bankat. Përveç kësaj konsumatorët kanë rastin të përfitojnë nga produkti më i ri i prezantuar si Paketa Komfort e cila mundëson zgjatjen e garancionit të produkteve për 2 vite shtesë dhe anëtarësim falas në programin e besnikërisë haPPy nga ku mund të përfitojnë çmime promocionale dhe benefite të tjera”, deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektronike si: TV / audio / video, produkte dhe aksesorë të IT-së, smartphone , rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektroshtëpiake, pajisje të kujdesit personal, pajisje për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

Neptun Kosova tashmë numëron 12 dyqane në Kosovë si pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.