Një muzikant në shtetin verior të Kano në Nigeri është dënuar me vdekje duke u varur për blasfemi ndaj Profetit Muhamed, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Këngëtari nigerian Yahaya Sharif-Aminu, 22 vjeçar, u shpall i fajshëm nga gjykata e lartë e Sharia (ligj fetar) për këngën e tij që nisi të qarkullonte përmes Whatsapp në mars të këtij viti. Ai u akuzua pasi kënga ishte blasfemike e sipas kritikëve mbivlerësonte një imam nga vllazëria myslimane Tijaniya, duke e ngritur atë më lart se Profeti Muhamed.
Gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha që mund të apelonte kundër verdiktit dhe tashme ai është dënuar me vdekje për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.
Protestuesit dogjën shtëpinë e familjes së tij dhe u mblodhën jashtë ndërtesës së policisë islamike, njohur si Hisbah, duke kërkuar veprim të menjëhershëm ndaj artistit./Insajderi.com