Blen një pronë të mafias, ja çfarë ndodh me vilën ku dikur bëhej skenari i vrasjeve të mëdha

Blen një pronë të mafias, ja çfarë ndodh me vilën ku dikur bëhej skenari i vrasjeve të mëdha

Gianluca Calì u kërcënua nga mafia për vite të tëra, por tani ai po shndërron një vilë të vjetër mafioze në një shtëpi pushimesh. Për njëzet vjet, bosët më të fuqishëm mafiozë komplotuan vrasjet e policëve dhe politikanëve të panumërt nga ky vend, pjesë e një vile 400 metër katrorë në qytetin turistik bregdetar të Casteldaçia, i njohur si Majemi i mafias siciliane, disa kilometra larg Palermos.

Por kumbarët tani janë zhdukur dhe vendin e tyre e ka zënë Gianluca Calì, një biznesmen antimafia që do të kthejë ish-fortesën e tyre në një shtëpi pushimesh.

Ai nuk kishte as idenë më të vogël se pronari i mëparshëm kishte qenë Michele “Papa” Greco, shefi i bosëve të “Cosa Nostra” dhe për disa vjet, kreu i një grupi udhëheqësish kryesorë të quajtur Komisioni i Mafias në Siçili. Greco e kishte blerë tokën në 1965 dhe ndërtoi vendbanimin e tij veror atje dy vjet më vonë. Ai nuk e kishte zgjedhur këtë vend rastësisht.

Në “portën tjetër” jetonte bosi mafioz Pietro Vernengo, apo “sy bazuka”, një vrasës gjakftohtë që kishte tretur në acid shumë prej viktimave të tij. Pesëdhjetë metra më larg, jetonte Stefano Bontade, një nga bosët më të fuqishëm të mafias siciliane, i vrarë më vonë në ditëlindjen e tij në 1981.

Greco dikur zhvillonte takime të Komisionit të Mafias siçiliane në këtë vilë, duke planifikuar disa nga vrasjet më famëkeqe në historinë italiane. Vrasja e Pio La Torre, një drejtues i partisë komuniste italiane që propozoi një ligj antimafia, u urdhërua në tarracën e saj.

Vrasja e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa, të dërguar si prefekt në Siçili për të luftuar mafian, u porosit nga bosët ndërsa po pushonin në dhomën e ndenjes.

Në momentin kur Calì e kuptoi që vilae blerë me një çmim të ulët prej 240 mijë euroi kishte qenë e  “Papës”, ishte shumë vonë. “Trashëgimtarët e Grecos erdhën të më vizitojnë disa ditë më vonë, në 2010  për të më thënë që do të ishte më mirë nëse dilja nga rruga. Ishte një kërcënim i ashpër. Pastaj vendosa ta shndërroj vilën në një muze antimafia dhe një shtëpi pushimesh për turistët”, rrrëfen ai, ndërsa vazhdon t’i sfidojë ende.