Lajmi i ditës së sotme në futbollin kosovar, është se dy nga futbollistët më të mirë të Ipko super Ligës në futboll, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha, kanë arritur marrëveshje me klubin e Alanyaspor.
Dy gazetarët kosovar, Arlind Sadiku dhe Leart Sveçla, kanë raportuar se marrëveshja për Arbër Hoxhën veç se është kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa pak më vonë, gazetari Sfeçla, raportoi se edhe Blend Baftiu, ka kaluar te Alanyaspor. transmeton Insajderi.
Kalimin e Arbër Hoxha tek Alanyaspor, e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit të Ballkanit, ndërsa, Blend Baftiu, ishte duke u kërkuar me ngulm nga Fenerbahce, të cilët kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin, por siç duket, kanë ngecur në marrëveshjen me klubin e Ballkanit
“Të 3 musketarët tanë(Topalli, Baftiu, Hoxha). Pas shumë e shumë pyetjeve nga opinioni i gjerë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmërohem hapur. Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Super ligën Turke – gjatë javës së ardhshme gjithçka do të dihet 100%./Insajderi.com.