
Blerim Isufi është zgjedhur kryetar i Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”, njofton Insajderi.
Kryetrajneri i klubit “Hazir Alidema”, e ka dhënë vetë lajmin për kryetarin e përzgjedhur.
Në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt 2021 në Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema” zgjodhi kryetar, Blerim Isufin, i cili njëkohësisht është pronar i “Kids World në Gjilan”.
Kryetarja e deritanishme, Arta Berisha, udhëtoi për në Shtetet eBashkuar të Amerikës, për një kohë të pacaktuar, kështu u zgjodh edhe kryetari i ri, ndërsa, klubi e falënderon për kontributin e saj. /Insajderi.com