Blinken deklarohet pas urdhrit për destabilizuesit e Ballkanit Perëndimor

Blinken deklarohet pas urdhrit për destabilizuesit e Ballkanit Perëndimor

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është deklaruar rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden, lidhur me bllokimin e pasurive dhe hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Insajderi.

Blinken përmes një deklarate për mediat shprehu angazhimin e SHBA për të luftuar korrupsionin dhe vënien përpara përgjegjësi të personave të përfshira në këto akte.

“Korrupsioni kudo që ndodhet dëmton në mënyrë direkte politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e shëndetshme të SHBA, partnerëve tanë dhe aleatëve. Për këtë arsye ne jemi të angazhuar në promovimin e përgjegjësisë dhe luftimin e mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në korrupsion të qenësishëm”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë, raporton REL.

Ky urdhër nga Shtëpia e Bardhë erdhi pak ditë pasi SHBA shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi absolute të interesave të sigurisë kombëtare të Shteve të Bashkuara.

Deklarata e sekretarit Blinken u shpërnda më pas dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim. /Insajderi.com