
Modeli i ri i BMW-së “5 Series Touring”, është një makinë gjysmë-autonome, që do të thotë se ajo është makinë që vetëdrejtohet, pa pasur nevojë intervenimin e shoferit.
Ju mund të përdorni navigacionin apo edhe një sistem argëtues me gjeste duke mos përdorur butona, për t’i dhënë urdhër kësaj makine.
Makina BMW 5-Series është shfaqur për herë të parë në “Geneva Motor Show”, pasi ishte provuar për herë të fundit në fillimin e këtij muaji.
Përdorimi i aluminit dhe magneziumit në ndërtimin e jashtëm të makinës ka dhënë rezultate, duke e bërë për 100 kilogram më të lehtë makinën, krahasuar me seritë e kaluara të “BMW Series Touring“.
Ajo po konsiderohet si një nga makinat më praktike të BMË-së, dhe pritet që të dalë në treg me një çmim fillestar prej 40,000 eurosh. /Insajderi.com