Senatori amerikan, Bob Dole, është diagnostikuar me kancer në mushkëri, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dole përmes një postimi në Twitter, ku njoftoi se trajtimin do ta nis të hënën.
“Kohët e fundit, unë u diagnostikova me kancer të mushkërive në fazën e katërt. Trajtimi im i parë do të fillojë të hënën.
Derisa kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të ndryshme shëndetësore”, shkroi ai.
Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë./Insajderi.com