Bodrumi i verës përmbytet nga 49 mijë litra verë të kuqe

Bodrumi i verës përmbytet nga 49 mijë litra verë të kuqe

Një bodrum i verës në Spanjë u përmbyt me një cunami prej më shumë se 29 mijë litra verë të kuqe, siç shihet në një video që tashmë është bërë virale në rrjete sociale.

Pamjet e postuara në Twitter të premten treguan verën që del nga rezervuari masiv në kantinën e verës Bodegas Vitivinos në Villamalea, njoftoi Neës.com.au, transmeton Insajderi.

Alkooli kishte mbuluar me sa duket të gjithë ambientet ndërsa arriti në traktorët e verës dhe në një fushë aty pranë, tregon videoja.

Derdhja e madhe ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një thyerje në një nga kazanët e verës, njoftoi Neës.com.au, duke cituar raporte lokale.

Pamjet e shpërthimit të verës janë bërë virale në Twitter dhe kanë marrë më shumë se 8.7 milionë shikime që nga e diela në mëngjes.

“Fatkeqësi. Çfarë surpriza tjera do të ketë 2020-ta për ne? ” shkroi një përdorues në Twitter. /Insajderi.com