Bojkoti mund ta “mbysë” Facebook-un

Bojkoti mund të jetë ekstremisht efektiv – këtë po e zbulon edhe Facebook.

Bojkoti mund ta “mbysë” Facebook-un

Në fund të shekullit 18, lëvizja kundër skllavërisë i nxiti britanikët që të mos blejnë produkte që prodhohen nga skllevërit. Rreth 300 mijë prej tyre ndaluan së bleri sheqer – duke rritur kështu presionin për t’i dhënë fund skllavërisë.

Kampanjë Ndal Urrejtjen për Përfitim është lëvizja e fundit që po përdorë bojkotin si një mjet politik.

Udhëheqësit e kësaj kampanje thonë se Facebook nuk po bën mjaftueshëm që të largoj përmbajtjet raciste dhe që ngjallin urrejtje.

Kjo ka bërë që shumë kompani të mëdha të mos reklamojnë më në Facebook.

Të fundit që kanë bërë kështu janë Fordi, Adidasi dhe HP-ja.

Ata i bashkohen me këtë veprim gjigantëve si Coca Cola, Unilever dhe Starbucks.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe Microsoft i ka ndalur reklamat në Facebook dhe disa platforma të tjera për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme.

A mundet bojkoti ta lëndojë Facebook-un? Përgjigja e shkurtër është – Po.

Shumica e fitimeve të Facebook vijnë nga reklamat.

David Cumming nga Aviva Investors i ka thënë BBC-së se humbja e besimit dhe mungesa e kodit moral mund ta shkatërrojë një biznes.

Të premten aksionet e Facebook ranë për tetë për qind – duke ia humbur kështu Mark Zuckerberg-ut rreth gjashtë miliardë dollar.

Por, a do të vazhdojë kjo tërheqje e kompanive të mëdha për ta dëmtuar Facebook-un në terma afatgjatë, mbetet të shihet.